in

Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas 7-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në rrugën OSBE në Kamëz. Ka qenë një automjet me drejtues L.L, që ka përplasur 7-vjeçarin D.K, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë ka mbetur i lënduar i mituri, i cili është transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.06.2020, rreth orës ‪12:30‬, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, mjeti me drejtues L.L.,ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D.K.,7 vjeç, i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vjedhje, përndjekje, dhunë në familje e shkaktarë aksidentesh, policia arreston 14 persona

“E nxorën negativ por i ngatërruan testin, burri me Korona takoi familjarë, staf e pacientë në spital”