in ,

COVID-19/Ndëshkohen 11 subjekte, 7 prej tyre iu pezullohet aktiviteti

Në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ndëshkuar 11 subjekte të cilat nuk kishin respektuar masat.

Mësohet se  4 masa administrative me gjobë në janë vendosur në subjekte si fasoneri, kompani nafte, supermarket.

Ndërkohë, është vendosur pezullim aktiviteti për 7 subjekte në institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë.

Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 114 mijë  inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative./ Opinion.al

Merrnin ryshfete, arrestime në institucionet publike në Tiranë (Emrat)

Punimet në Farkë, Rama: Sa më shumë na shani, aq më shumë rindërtojmë