in ,

DETAJE/ Autori rreth 25-30 vjeç dhe i maskuar, ekzekutimi i Ramazanit zgjati 2-3 minuta

Janë zbardhur të tjera detaje nga ekzekutimi i Emiljano Ramazanit një ditë më parë në Elbasan. Mësohet se në atentat morën pjesë dy persona.

Të paktën kështu mësohet nga grupi hetimor, që ka zbardhur të dhëna rreth ekzekutimit të 39-vjeçarit.

Raportohet se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “Volkswagen” e përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona.

Njëri prej tyre, rreth 25-30 vjeç ka qenë i maskuar. Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit.

Më pas mjeti largohet me shpejtësi në drejtim te Papërit ku dhe u dogj në një ullishte aty pranë./GazetaAtdheu.com/

Plas te kryeministria! Policia përplaset me protestuesit

10

FOTOT/ Dita e dytë e protestës, Policia tërheq zvarrë artistët para Kryeministrisë