in

Detaje tronditëse nga vrásjá në Shkodër, autori po debatonte me pronarin e mobilerisë, por vráu gabimisht Gledis Krajën

Detaje të reja akoma më tronditëse dalin në lidhje me vrásjen e 23 vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër

Mësohet se Kraja është vrárë gabimisht nga shoku i tij, Sebastian Smakaj, i cili ishte bashkë me të vëllanë, Stjuart Smakaj.

Autori, kishte porositur disa mobilie për shtëpinë e tij.

Porosia i kishte ardhur poshtë pallatit, në lagjen Qafëhardhi.

Në këto momente, autori kishte nisur një debat me shoferin e kamionit që kishte sjellë mobiliet, për parkimin.

Aty ka mbërritur edhe pronari i kompanisë së mobilieve, ku debati ka vijuar.

Sebastian Smakaj dyshohet se ka shkuar të marrë armën tip kálláshnikov, dhe është rikthyer në vendin ku kishin debatuar.

Ai ka nisur të qëllojë drejt pronarit të mobilieve, por plumbi ka kapur në shpatull edhe shokun e tij, Gledis Krajën.

Viktima, kishte qenë duke folur në debat për mikun e tij, por gabimisht mbeti i vrarë me 14 plumba.

Shtypi 10-vjeçarin në Kakavijë, Gjykata lë në burg shoferin e ambulancës: Isha me shpejtësi sepse…

Banka transferon gabimisht 176 milionë dollarë, fondi nuk ia kthen!