in

“Duhen 15 minuta kontakt, nuk infektohesh dot në ndeshje”, mjeku Pipero nxjerr blof qeverinë: Të lejohet futbolli

Të shumta kanë qenë diskutimet këto ditët e fundit, për sa i perket, mundësive për rifillimin e futbollit, pas pezullimit afro 2 mujor. Qeveria vazhdon të braktisë hapur futbollin dhe të mos e shohë si primare zgjidhjen e problemit të sportit pas mbërthimit të pandemisë.

Ndërkohë së fundmi, në një prononcim për emisionin “Opinion” në TV Klan, mjeku më i popullarizuar i momentit, Pëllumb Pipero, ka nxjerrë “blof” qeverinë, duke deklaruar deklaruar se futbolli është i pari që duhet të lejohet të luhet, teksa shpjegon, se për t’u infekituar do 15 minuta kontakt.

“Ka shumë pikëpyetje për punën e futbollit, vendimet i marrin institucionet. Nëse  do të pyetesha unë, atëherë futbollistët do të ishin të parët që mund të lejohen si për stërvitje dhe për të realizuar ndeshje. Sigurisht që duke marrë masat e nevojshme dhe të domosdoshme.

E kam thënë edhe më para, që të infektohesh nga COVID-19 duhet të paktën 15 minuta ekspozimi, midis një personi të infektuar dhe të painfektuar gjë e cila nuk ndodh në futboll. Pra nëse merren të gjitha masat për dezifenktimin e topit dhe të duarve, atëherë duhet që të lejohet. Por ky është mendimi im si specialist. Vendimet i marrin institucionet”, tha Pipero. PANORAMASPORT.AL

“I ke sytë si ish-e dashura ime”, si i ngacmonte punonjëset e kompanisë 33-vjeçari, nga ndjekja me motor e prekjet tek shfaqja e ‘të dashurit’ dhe grushtet: “Të q* robt e shtëpisë, të zhduk, të vras”

Investigimi/ Mashtrimet më skandaloze të Ramës gjatë pandemisë