in

“E nxorën negativ por i ngatërruan testin, burri me Korona takoi familjarë, staf e pacientë në spital”

Një skandal i vërtetë është denoncuar nga Partia Demokratike ditën e sotme përsa i përket personave të infektuar me Koronavirus.

Rasti i paprecedentë, sipas PD, i ka ndodhur një 69-vjeçari nga Vau i Dejës.

Ai ishte paraqitur me simptoma të virusit dhe tamponin ia kishin nxjerrë negativ. Gjatë kohës që po trajtohej për simptomat, stafi mjekësor kuptoi se ishte bërë një ngatërresë në rezultat

Burri ka takuar familjarë e të afërm në spital, ka patur kontakte me pacientë të tjerë dhe me stafin.

DENONCIMI:

Ndërsa vazhdon kurba e dhëmbëzuar e Shqipërisë me 53 raste të deklaruara ditën e sotme, spikat fatkeqësisht rrumpalla në menaxhimin e kësaj situate. Një 69 vjecari nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv. Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë.

Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas 7-vjeçarin me biçikletë

Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet i riu nga Shkodra (Emri)