in

Ekzekutimi i Xhulio Prelës, dy persona shpallen në kërkim ndërkombëtar

Dy persona janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohen se janë përfshirë në ekzekutimin e efektivit, Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç.

Sipas Abc news grupi hetimor ka zbardhur detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.

Për shkak të sekretit hetimor, identiteti i tyre nuk bëhet me dije, ndërsa deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes.

Kujtojmë se 26-vjeçari Xhulio Prela u ekzekutua në afërsi të fshatit Gajush në datën 5 dhjetor. Ai po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit, pasi kishte shoqëruar me makinë një mik të familjes, të cilin e kishte marrë në aeroportin e Rinasit./Opinion.al

Tërmeti/ Rihapet aplikimi, qytetarët dynden para sporteleve në Durrës

Efektivi i FNSH vritet nga djali i tij 7-vjeçar