in

Estradë në Asamble / “Futja kot” për votimin, ja si dekonspirohet në video FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit nuk u shmanget dot skandaleve as kur bëhet fjalë për një Asamble rutinë si kjo e sotmja. Votimet në Asamble kanë qenë shpeshherë të manipuluara dhe sot, kur ato u bënë nëpërmjet sistemit kompjuterik, për institucionin e futbollit ishte shumë më te thjeshtë që t’u hidhte sy aktorëve të saj me një estradë qesharake duke prodhuar rezultate fiktive. Provën e kanë dhënë sot për të gjithë pjesëtarë të administratës së këtij institucioni në videon e mëposhtme.

Një nga pikat e rendit të ditës ishte propozimi për pranimin si anëtar me të drejta të plota të KF Devollit dhe në momentin e votimit, për shkak të problemeve teknike, Duka i kërkoi administratës që para se të shfaqej në ekran rezultati, ai të jepej me gojë që të gjithë ta dëgjonin.

Rezultati po vononte pavarësisht kërkesës së tij dhe në atë moment dëgjohet një nga zërat e punonjësve të administratës së FSHF-së që thotë “Futja mo kot tani”, duke kërkuar që të jepej një rezultat çfarëdo të cilin më pas do t’ia dërgonin klubeve si përfundimtar, ndërsa tjetri i përgjigjet “Ja të mbyllet”. Pas pak çastesh, anëtarëve në Asamble u komunikohet rezultati i këtij votimi. Një estradë qesharake që tregon edhe nje herë mirë se si institucioni i futbollit tallet me të gjithë anëtarët e tij dhe si funksionon aktualisht FSHF-ja në instancat e saj më të larta. /vipsport.al/

 

Aksident i trefishtë në Tiranë, qytetari: Fëmija afro 1 vjeç u plagos, e çuan me shpejtësi në spital

Qeveria i jep ‘OK’ një tjetër aktiviteti, Rama: Vazhdojmë hapjen, rikthehen autoshkollat, ja kushtet