in ,

IFJ dhe EFJ thirrje Ramës: Aktet e dhunës së policisë shqiptare ndaj gazetarëve të papranueshme, autorët të mbajnë përgjegjësi

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Europiane e Gazetarëve kanë reaguar ndaj dhunës së ushtruar prej policisë ndaj gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) Anthony Bellanger tha: “Këto akte të përsëritura dhune dhe intimidimi të policisë shqiptare ndaj gazetarëve janë të papranueshme në një sistem demokratik. Qeveria duhet t’i hetojë këto sulme dhe autorët e tyre duhet të mbajnë përgjegjësi.”

EFJ kërkoi të negociohet një plan kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve.

“Si kryesues i rradhës i OSBE-së, Edi Rama duhet të zbatojë rigorozisht parimet për mbrojtjen e gazetarëve të promovuara nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.
Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të ndalojnë përdorimin e paligjshëm të dhunës nga policia dhe të negociojnë një plan kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve me organizatat përfaqësuese të gazetarëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ).

Rama shpall ministrin e ri të Brendshëm

Nuk kishin vendosur maskë, gjobiten 364 qytetarë