in ,

Kallëzimi i avokatit, SPAK regjistron procedimin penal për 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

Avokati Fran Dashi iu drejtua pak ditë më parë SPAK me një kallëzim penal, ndaj ish-gjykatësve e ish-prokurorëve të rrëzuar nga vettingu. Ai kërkoi hetimin e tyre, pasi pretendon se kanë kryer korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës. Në listë janë emrat e të gjithë ish-anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo Gjykatës së Lartë. Ndërkohë SPAK ka ndarë materiali. kallëzues në ngarkim të 10 subjekteve duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Po kështu për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar procedimi penal Nr.137/2020.

“Në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në datën 28 prill është regjistruar kallëzimi penal i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi kundër 20 shtetasve me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive të ndryshme për veprat penale mashtrim, fshehja e pronësisë, fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve, shpërdorim i detyrës dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.
Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme. Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim të 10 subjekteve duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar procedimi penal Nr.137/2020 për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, modeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin e SPAK.

Transportonin kanabis, arrestohen tre persona në Vlorë

Kërcënohet drejtori gjerman i TIA, një i ri me bluzë sportive dhe kapuç e qëlloi me gurë teksa lëvizte me makinë