in ,

Manastirliu ashpërson masat anti-COVID: Ora policore nis në 20:30

Komiteti i ekspertëve ka njoftuar vendosjen e masave të reja të kufizimit të lëvizjes, nga data 24 Dhjetor.

Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije, se prej datës 24 Dhjetor, hyjnë në fuqi masat e reja.

“Duke qenë se kemi hyrë në një periudhë të festave, kemi vendosur: Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30- deri në 6 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri më 4 Janar.

Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme pajisjen me autorizim.  Prej datës 5 Janar, kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00.

Po ashtu kemi marr vendim kufizimin e aktivitetit të bareve, nga ora 20:30  deri në orën 06:00 nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 janar.

Prej datës 5 janar kufizimi rikthehet në orën 22:00”,-tha Manastirliu./ Opinion.al

Dhuna ndaj aktivistëve/ Shans i humbur i Çuçit për disiplinimin e policëve të Veliut