in

Mori peng të riun dhe e futi në garazh, arrestohet autori në Bulqizë

Një 37-vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi ka marrë peng për disa orë një 22-vjeçar, Viktor Biçin duke e mbajtur në garazhin e makinës. I arrestuari është Ylber Duriçi, banues në Bulqizë.

Policia nuk sqaron arsyet, ndërsa thekson se u vendosën në lëvizje pas sinjalizimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Prapaskena/ Si vendosi Edi Rama për emërimin e dy ministrave të rinj, Çuçi dhe Ikonomi

Me dokumente italiane të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari