in , ,

Një variant i ri i Covid tmerron Europën/ Ndërpriten fluturimet me Britaninë e Madhe

Një variant i ri i koronavirusit ka vënë në alarm Europën, por edhe më gjerë. Janë të shumta vendet e unionit që kanë ndërprerë menjëherë fluturimet me Britaninë e Madhe ku janë edhe vatrat më të mëdha të këtij varianti të ri të covid të dhënat për të cilin janë të pakta. Besohet se është një mutacion i Covid-19. Nuk ka të dhëna që të jetë më vdekjeprurës, por është të paktën 70% më infektues së virusi që tashmë njohim.

Holanda dhe Belgjika kanë ndaluar fluturimet me ishullin britanik. Italia pritet që ta marrë vendimin në orët e ardhshme. Trenat për në Belgjikë janë pezulluar gjithashtu. Irlanda pritet të kufizojë fluturimet dhe anijet nga mesnata e së dielës. Franca dhe Gjermania janë duke marrë veprime të ngjashme. Franca, gjithashtu është duke e konsideruar “seriozisht” pezullimin e fluturimeve dhe trenave nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa qeveria është duke u koordinuar edhe Bashkimin evropian.

Ministri i Jashtëm spanjoll Arancha González tha se Spanja gjithashtu dëshironte një vendim të bashkërenduar të BE mbi çështjen. Austria po planifikon gjithashtu një ndalim të fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar, me detaje që po punohen aktualisht, raportuan mediat austriake.

Varianti i ri i Covid është përhapur me shpejtësi në Londër dhe Anglinë juglindore. Kryeministri Boris Johnson prezantoi të shtunën një nivel të ri të kufizimeve, duke anuluar zbutjen e planifikuar të masave gjatë periudhës së Krishtlindjes për miliona njerëz. Raste të ngjashme të variantit të ri të Covid janë identifikuar edhe në Holandë, Danimarkë dhe Australi.

Çfarë është ky variant i ri?

Në Mbretërinë e Bashkuar, ai u identifikua për herë të parë në mes të tetorit nga një mostër e marrë në shtator. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se i njëjti mutacion është zbuluar edhe në Holandë, Danimarkë dhe Australi.

Dr. Catherine Smallwood, nga zyra e OBSH për Europën tha se që nga 20 dhjetori, numrat e të prekurve ishin të vogla, 9 në Danimarkë dhe 1 nga secili në dy vendet e tjera. Por ajo tha se vendet e tjera kishin njoftuar OBSH-në për variantin e ri “që gjithashtu përmban disa nga ndryshimet gjenetike që shihen në variantin e Mbretërisë së Bashkuar”.

Varianti i ri në Mbretërinë e Bashkuar është treguar se përhapet më shpejt se virusi origjinal – deri në 70% më shumë i transmetueshëm – por detajet shkencore mbi ndryshimet gjenetike, dhe mënyrën se si ato mund të ndikojnë në sjelljen e Covid-19, mbeten të paqarta. Nuk ka ende asnjë të dhënë, por besohet se varianti nuk do të jetë më rezistent ndaj vaksinave të zhvilluara tashmë. Edhe ky mutacioni përfshin proteinën Spike të virusit.

Kjo është pjesa që e ndihmon atë të infektojë qelizat, por gjithashtu kjo është pjesa që vaksinat janë krijuar për ta goditur. Pra, megjithëse ekspertët shkencorë kanë paralajmëruar për të mos krijuar alarm, ata thonë se është thelbësore që ky variant të gjurmohet. ©LAPSI.al

Vrasja e Xhulio Prelës/Autori kushëri i Ervis Martinaj, u largua jashtë

Dhuna ndaj aktivistëve/ Shans i humbur i Çuçit për disiplinimin e policëve të Veliut