in

OFL zbarkon në Vlorë, 4 të dënuar për drogë në shënjestër kanë dalë (Emrat)…

Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Julian  Toro, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Viktor Shoraj (alias Robert Toro), banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dino  Abazi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e substancave narkotike”;

Daniel Nikaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Aksion policor në Tiranë, çfarë u zbulua në 24 orët e fundit ne vend

Gjinekologu del pozitiv me Covid 19, mbyllet menjëhere Materniteti i Lushnjes