in

Pak kohë pasi u lirua nga burgu, vdes papritur Nehat Kulla

Ka humbur jetën papritur si pasojë e një infarkti kardiak Nehat Kulla, i njohur ndryshe dhe me nofkën ”gjenerali”.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në banesën e tij. Kulla kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Ai ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës, për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë. Banda e tij akuzohet se ka kryer shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme në vitet 1997-1998.

Qëllohet me armë zjarri drejt kompleksit të 49-vjeçarit, policia jep detajet e para

Tiranë/ Makinat përplasin biçikletat dhe largohen, plagosen dy të rejat