in ,

Publikohet raporti, ja pse u rrëzua helikopteri i legjendës së basketbollit Kobi Brajant

Një aksident i rëndë u regjistrua në datën 26 janar ku humbi jetën ylli i basketbollit Kobi Brjant. Legjenda e basketbollit ndërroi jetë pasi helikopteri më të cilën po udhëtonte u rrëzua në një kodër në veri të Los Anxhelos.

Një raport prej 180 faqesh është publikuar nga County Examiner-Coroner Medical i cili tregon se piloti i helikopterit rezultoi negativ për drogë dhe alkol. 50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

Në helikopter ishte edhe vajza 13 vjeçare e basketbollistit, Xhanan Brjant. Gjithashtu në helikopter ndodheshin edhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Xhanan të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks. Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në ëebfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Anxhelos.

PANORAMASPORT.AL

Dalin e-mailet/ Padurimi i Lali Erit dhe manipulimi në Këshillin Bashkiak për prishjen e Teatrit

Skandali/Rama shfrytëzon pandeminë kërcënon me mbyllje Ora News