in , ,

Rakacolli: Vaksina anti-covid vjen në Shqipëri në muajt e parë të 2021

Sipas një parashikimi të “The Economist” pak ditë më parë thuhej se në vendet si Shqipëria, shpërndarja e vaksinës do të fillonte në vitin 2022. Por, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se kjo nuk është e vërtetë pasi vendi ynë do ta marrë vaksinën në muajt e parë të vitit 2021.

“Harta është bërë mbi bazë parashikimesh të bëra dhe në bazë të nivelit të informacionit që kanë këto kompani që i publikojnë. Nuk e di se kush ka qenë burimi i informacionit që kanë marrë. Mënyra se si qeveria jonë ka ndjekur dinamikën e zhvillimit të vaksinës, ka qenë e vrullshme. Siç ka thënë dhe kryeministri muajt e parë të vitit do vaksinohemi.

Ne kemi paguar për Covax-in. tani varet cila vaksinë do jetë e para. Covax-i ka në portofolin e saj shumë vaksina. Ato që do vijnë këtu do jenë të sigurta dhe që e kenë marrë certifikatën nga FDA. Te portofoli i Covax është dhe Astra Zeneca ndërsa dhe po negociohet edhe për Modernën” – tha ajo. ©LAPSI.al

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të personave të përfshirë në çështjen “Toyota Yaris”

Detaje të reja/ Identifikohet çifti i shqiptarëve i vrarë barbarisht në Itali