in ,

Rama e Manastirliu inspektojnë ndërtimin e spitalit të ri

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar ndërtimin e spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ky projekt pritet të kushtojë 14.2 milionë euro, ndërsa parashikohet se do i sjellë përfitime 109 mijë pacientëve.  Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se punimet do të përfundojnë në 2021.

“Ne duam ta përfundojmë para afatit. Do jetë një spital me standarde europiane. Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të ketë në total 271 shtretër, 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim. Ky spital do të jetë me 7 kate, nga të cilët një nëntokë dhe me dritë natyrale në ambientet e brendëshme”,- tha Manastirliu.

Godina e re e spitalit të sëmundjeve të brendshme do të lidhet me godinën e Urgjencës Mjekësore me ura në të gjitha nivelet, duke mundësuar integrimin e shërbimeve.

Ambienti lidhës ndërmjet dy godinave do të përdoret për pritjen e vizitorëve dhe pacientëve ambulator. Ky investim madhor përfshin edhe mobilimin me pajisje mjekësore dhe aparatura mjekësore.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, por që së bashku me shërbimet ekzistuese ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.

Po ashtu, parashikohet edhe një spital ditor me 60 shtretër./ Opinion.al

Trajneri i serbëve mbetet pa fjalë: Faleminderit nga zemra! Mikpritje fantastike nga shqiptarët

Shifra të fríkshme/ 168 raste të reja me Cóvid në Shqipëri, 4 viktimà në 24 orë. 102 të shëruar