0
in

Shpërthen bombola e gazit në Durrës, plagoset i moshuari

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.  Si pasojë e shpërthimit mësohet se është shembur tavani i shtëpisë.

Policia bën me dije se 75-vjeçari, pronari i banesës ka mbetur i lënduar nga ngjarja, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al

Detaje të reja/ Identifikohet çifti i shqiptarëve i vrarë barbarisht në Itali

Sulçebe: Shqipërisë i mjaftojnë 2 mln vaksina, mund të sigurohen nga BE ose SHBA