in ,

Shtypi 10-vjeçarin në Kakavijë, Gjykata lë në burg shoferin e ambulancës: Isha me shpejtësi sepse…

Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për shoferin e ambulancës Admir Golemin.

Ky i fundit, shtypi fëmijën 10 vjeçar me origjinë nga Lezha, në doganën e Kakavijës.

Prokurorja, Ermira Munelli nxorri në gjykatë të gjitha faktet e mbledhura nga grupi hetimor në ngjarjen e ndodhur ditën e shtunë.

Avokati i shoferit, Çlirim Rabaj, sqaroi se klienti i tij ka qenë brenda shpejtësisë së lejuar.

Gjykatësja Blerta Çibuku i drejtoi disa pyetja shoferit, i cili tha se po nxitonte për të çuar në spitalin e Gjirokastrës një të sëmurë që kishte në automjet.

Golemi u shpreh se fëmija i doli nga krahu i majtë i rrugës.

Sipas shoferit, shpejtësia e automjetit në momentin e aksidentit ishte 75 km në orë, ndërsa në media u raportua se ishte me 100km/h.

Ishte gjykatësja Blerta Çibuku që dha masën “arrest me burg” për Admir Golemin.

 

Gjinekologu del pozitiv me Covid 19, mbyllet menjëhere Materniteti i Lushnjes

Detaje tronditëse nga vrásjá në Shkodër, autori po debatonte me pronarin e mobilerisë, por vráu gabimisht Gledis Krajën