in

Studimi/ Të shëruarit nga koronavirusi vuajnë nga dëmet në mushkëri disa muaj pas rikuperimit

Një studim i fundit ka zbuluar se pacientët e infektuar me koronavirus kanë shenja të dëmtimit të mushkërive edhe tre muaj pas daljes nga spitali.

Gjendja shëndetësore e shumicës së personave të infektuar përmirësohet brenda gjashtë javëve, por hulumtuesit zbuluan se disa persona kanë pasur vështirësi në frymëmarrje dhe kollë për një kohë shumë më të gjatë, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët e instituteve të ndryshme në rajonin e Tirolit në Austri i pyetën pacientët e koronavirusit që kishin qenë në spitale për ta vlerësuar gjendjen e tyre gjashtë, dymbëdhjetë dhe njëzet e katër javë pas daljes nga spitali.

Në vlerësimin e parë, gjashtë javë pas lirimit nga spitali, më shumë se gjysma e pacientëve thanë se kishin së paku një simptomë të vazhdueshme, kryesisht pengesë në frymëmarrje dhe kollitje. Sipas fotografimit me rrezatim, 88 për qind e pacientëve kishin dëmtim të mushkërive.

Gjatë vlerësimit të dytë, gjendja shëndetësore e këtyre personave ishte përmirësuar dhe përqindja e atyre që kishin dëmtim të mushkërive u ul në 56 për qind. Megjithatë, ende është herët të vlerësohet gjendja e personave të shëruar 24 javë pas daljes nga spitali.

Lajmi i keq është se njerëzit shfaqin dëmtime në mushkëri disa javë pas daljes nga spitali. Lajmi i mirë është që dëmtimi shfaq prirje të përmirësohet me kalimin e kohës, që lë të kuptohet se mushkëritë kanë një mekanizëm për riparimin e vetes”, tha Dr. Sabina Sahaniq.

Vetvrasjet te sanatoriumi/ Studimet, si ndikon Covid-19 në çrregullimet psikike

Turqia nis presionin ndaj Kosovës: Tërhiqu nga hapja e ambasadës në Jerusalem