in

Trajneri i serbëve mbetet pa fjalë: Faleminderit nga zemra! Mikpritje fantastike nga shqiptarët

Tirana u mposht dje 0-1 nga Crvena Zvezda dhe u eliminúa nga turi i dytë i Champions League.

Ajo që bëri përshtypje, ishte deklarata e trajnerit të serbëve, Dejan Stankoviç.

Ai u shpreh se kishte mbetur pa fjalë nga mikpritja e shqiptarëve.

“Nuk është se ka rëndësi sa gola janë bërë, 1 apo 10. Ne kualifikimin e marrim. Kishim një ekip shumë të përgatitur dhe të mirë përballë nesh, prandaj bravo dhe bravo për Tiranën. Fati është një faktor shumë i rëndësishëm në jetë dhe në sport. Fatin duhet ta meritosh. Kjo do të thotë që ne e kemi merituar fatin. Mikpritja shqiptare? E thashë edhe dje, por do e përsëris dhe sot që kam përshtypjen e mirë për njerëzit që na mikëpritën, faleminderit nga zemra” – deklaroi Stankoviç.

Ndahet nga jeta si pasojë e kórónàvírusít epídèmíólógu Vilson Topulli

Rama e Manastirliu inspektojnë ndërtimin e spitalit të ri