in ,

VIDEO/ Fitoi luftën me Koronavirusin pas 40 ditëve, momenti emocionues kur tifozi i Romës takon familjarët

Video e tifozit të Romës që mposhti Koronavurusin pas plot 40 ditëve luftë, ëshët nga ato rate kur mund të thuhet se pamjet flasin më shumë se fjalët.

Marko Barbieri në të kaluarën ka qenë përgjegjës për sigurinë e klubit të Romës dhe biletat, për plotë 10 vite. Si shumë të tjerë, Barbieri rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe iu deshën plot 40 ditë për ta fituar luftën me këtë virus që ka pushtuar të gjithë botën.

Pasi fitoi betejën, Marko i cili është edhe një tifoz i zjarrtë i Romës, ka shkuar në shtëpinë e tij. Këtu është edhe momenti emocionues, kur disa persona po e filmonin personin teksa kishte mbërritur, ndërkohë që familjarët që aq shumë iu kishte munguar dhe të lumtur që fitoi luftën me Koronavirus, nuk mund të përmbaheshin dot, teksa shkojnë e përqafojnë të gjithë. Një moment tepër emocionues ky, që të përlot kur e shikon. / PANORAMASPORT.AL

 

VIDEO/ ERION VELIAJ MBRON MIRA KAZHANIN DHE BIETA SULON: EDHE NË SHBA KËSHTU NDODH, NA DUHESHIN SPECIALISTE

PANDEMIA/ Dy mjekët që rrëzuan propagandën