in ,

VIDEO/ Policia kontrolle të shtuara në plazhin e Durrësit, arrestohen dy administratorë të një subjekti

Policia e Durrësit po kryen kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, duke ndëshkuar subjektet që kanë zaptuar pronën pubike.
Gjatë aksionit, janë arrestuar dy administratorë të një subjekti, të cilët kanë kundërshtuar uniformat blu, si dhe është proceduar një person për pushtim toke.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake.

Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”.

Regjistrohen 71 raste pozitive me COVID-19, MSH: Rritet numri i të shtruarve në spital

Përfshihet nga flakët një banesë në zonën e “Don Boskos”