in

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, ndalohet një i dyshuar si përfshirë në ngjarje

Një person është ndaluar ditën e sotme si i dyshuar për atentatin ndaj Bujar Likës dhe Paulin Markut më 30 maj në Kurbin të Laçit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i ndaluari dyshohet të jetë përfshirë në ngjarje, ku 4 persona të maskuar si policë natën e 30 majit vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.

Ndërkohë më parë është arrestuar Kreshnik Tusha pasi gjatë atentatit u plagos nga një prej viktimave.

(BalkanWeb)

Presidenti Trump zgjat pezullimin për imigracionin në SHBA. Ja deri kur vlen vendimi për ndalimin e lëshimit të ‘Green Card’

Lajm i mirë nga Durrësi, për të dytën ditë radhazi nuk raportohet rast i ri me Covid-19