in ,

Zbulohet mashtrimi i Ogerta Manastirliu-t me videon e të sëmurëve me COVID-19

Një mashtrim i paparë dhe i denjë për filmat horror është zbuluar ekskluzivisht nga një qytetar për JOQ Albania. Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrezikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sëmurëve.

Video u shpërnda thuajse në të njëjtën kohë në bllok në të gjitha mediat pro qeveritare. Pamjet tregonin persona të sëmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me COVID-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sëmundje.

Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.

‘Gota si e mbushur me urinë’, Rudina Magjistari i kthen përgjigjen epike ndjekëses

Të shtëna me armë te Folia në Jalë, përleshen bandat e të ‘fortëve’