in

Zdromsi mashtrues’/ Kryebashkiaku Veliaj, ‘mbreti’ i profileve fals edhe në Twitter, 70% e ndjekësve të rremë

‘Rilindja’ është modeli më i paparë i agjit-propit dhe kjo do t’i njihet si një sukset i pamohueshëm, në një kohë kur çdo punë në vend e ka çuar në greminë.

Në këtë rrugë vijon edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin duhet pranuar se është kthyer në “mbretin” e rrjeteve sociale, duke i dominuar me qindra profile false dhe me manipulim të së vërtetës.

Kryebashkiaku Veliaj, i njohur edhe si “Zdromsi”, është kampioni i llogarive të rreme (fake) në ‘Twitter’.

Sipas aplikacionit ‘Twitteraudit.com’, Veliaj ka ‘fake’ pjesën dërrmuese të ndjekësve të tij.

Nga 161.960 ndjekës në ‘Twitter’, 103.492 ndjekës, janë të rremë ndërsa 58.468 ndjekës janë të vërtetë, me më shumë se 70% të ndjekësve të rremë.

Pas një kërkimi të thjeshtë në këtë aplikacion lidhur me politikanët e tjerë të rëndësishëm në vend, rezulton se, edhe kryeministri Rama, ka një numër të madh ndjekësish të rremë në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

Kryeministri Rama ka gjithsej 119.232 ndjekës, prej të cilëve, 38.564 janë të vërtetë, kurse 80.829 ndjekës janë të rremë.

Po kështu, kryeministri Rama, ka rreth 70% të ndjekësve të rremë, bazuar në shifrat e lartpërmendura.

Po përse gjithë kjo “ekstazë” deliri për të pasur njekës të rremë në profilet e rrjeteve sociale nga Rama dhe Zdromsi?

E gjtihë kjo duket se ka për qëllim manipulimin e opinionit publik dhe paraqitjen e dy Rilindësve në sytë sidomos të ndërkombëtarëve si “personazhe të adhuruar”.

Këto detaje, më shumë se sa për shqiptarët që tashmë i kanë kuptuar mirë, Rama dhe Zdromsi, duket se ua servirin miqve të tyre nëpër botë.

Me këto elemente, Rama dhe Zdromsi u bëjnë mendjen “dhallë”, e ndoshta u përlajnë edhe ndonjë fond aty këtu, pasi e gjitha në fund të fundit, vërtitet rreth parasë.

Ndërsa sipas aplikacionit ‘Twitteraudit.com’, presidenti Meta, ish-kryeministri Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i kanë ndjekësit në pjesën dërrmuese të vërtetë.

10

FOTOT/ Dita e dytë e protestës, Policia tërheq zvarrë artistët para Kryeministrisë

Merrte 10 mijë euro për grada dhe mbronte policë të korruptuar, denoncohet zv/drejtorja e Policisë së Shtetit