in

Zëvendësministri i Arsimit me mesatare 6.8, nuk ka përfunduar ende studimet Bachelor

Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ditën e sotme nga qeveria e Kosovës.

Por emërimi i tij në këtë post ka nxitur mjaft reagime, pasi ky pozicion i është besuar një personi pa arsim të lartë.

Faqja ‘Studim, Kritikë, Veprim’, bën me dije se zv.ministri i Arsimit nuk ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu thuhet se Bardheci ka notën mesatare 6.8.

“Zëvendësministri student. Sot, u njoftuam se Driton Bardheci është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo është një goditje tjetër e rëndë për arsimin në Kosovë pas emërimit të plagjiatit Ramë Likaj si Ministër i Arsimit. Kush është zv. Ministri i emëruar sot nga Kryeministri Avdullah Hoti?

Driton Bardheci, është student i cili ende nuk i ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës dhe si student nuk e ka përgatitjen profesionale për detyrën që i është besuar. Me notë mesatare 6.8, një student zevendësministër vetëm e degradon më shumë sistemin arsimor në Kosovë.

Këso goditje të rënda, të njëpasnjëshme, për arsimin filluan me vendimin e ish-ministres Hykmete Bajrami, për emërimin e profesorëve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës (ndaj të cilit vendim edhe kemi protestuar).

Ndërsa pas znj. Hykmete Bajramit në krye të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë erdhi Ramë Likaj i cili është akuzuar për plagjiaturë, pasiqë i njëjti për një periudhë të shkurtër kohore ka botuar një numrë të madh të publikimeve shkencore të cilët nuk arsyetohen.”- shkruan faqja në mediat sociale.

Per me shume linku poshte

https://facebook.com/StudimKritikeVeprim/posts/3368494013185034

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Hapet transporti publik. Manastirliu: Përdorimi i maskës i detyrueshëm. Nuk do ketë asnjë tolerancë!

E rëndë në Tiranë!/ 36-vjeçarja vetëhidhet nga kati i pestë i një pallati, vdes në vend